Qytetarët mund të nisin aplikimin për t’i tërhequr 10 për qind nga Trusi nga data 14 dhjetor.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në një intervistë për kallxo.
Ministrja e Financave ka thënë se aplikimi online për tërheqjen e 10 përqindëshit hapet më 14 dhjetor.
“Bëhet fjalë për 639 mijë kontributdhënës dhe nuk ka pasur asnjë formë tjetër, jemi në kohën e pandemisë dhe është problematike me bë aplikimin fizik. Aplikimi hapet më 14 dhe çdo 15 ditë kryhen pagesat”, tha ajo.
U.d. e presidentit, Vjosa Osmani, tashmë ka dekretuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili të premten u miratua në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.