Ftohen të gjithë banorët e fshatit Gllarevë që me datë 13 korrik 2023 nga ora 11:00 deri në 15:00, ta vizitojnë Ambulanten, për t’u informuar për dobitë dhe dëmet e duhanit, alkoolit, aktivitetit fizik dhe ushqyerja e shëndetshme.
Po ashtu për plotësimin e kartës së vlerësimit të rrezikut për sëmundjet jo – ngjitëse.
Ndërsa, do të jetë e vendosur edhe tenda e stafit shëndetësor për konsulta mjekësore, të gjitha këto falas.
Ngjarje kjo e cila organizohet nga Organizata Syri i Vizionit në bashkëpunim me AQH, projekt ky që zbatohet nga Swiss TPH dhe financohet nga Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, e që ka për qëllim përmirësimin e shëndetit dhe vetëdijesimin e komunitetit për sëmundje të ndryshme.
Në fund, gjithashtu ofrohet ushqim dhe pije falas dhe një kënd i veçantë i hapësirës për argëtimin e më të vegjëlve.