Grevë njëorëshe do të mbajnë të gjithë punëtorët e sektorit publik më 12 maj.
Kjo vjen si shenjë pakënaqësie për mospërfilljen e kërkesës për 100 euro shtesë çdo muaj deri në miratimin e Ligjit për Paga.
Ndërkaq më 20 maj do të ketë protestë, ka bërë të ditur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës të enjten.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura është shumë unik. Ne sot vendosëm që, krahas që është hapur një tunel i vogël për dialog social me Qeverinë e Kosovës, ne do të vazhdojmë veprimet tona. Me datën 12 maj kemi vendos të shkojmë me një grevë njëorëshe për të gjithë të punësuarit e Kosovës dhe vazhdojmë me protestë me datën 20 maj dhe me veprime tjera sindikale”, ka thënë kreu i BSPK-së, Atdhe Hykolli, të enjten pas takimit me sindikatat.