Me 11 Mars, Komuna e Klinës do të mbajë Debat Publik, bëhet thirrje për pjesmarrje

Me 11.03.2022 në Sallën e Kuvendit të Komunës, duke filluar nga ora 10:0 do të mbahet Debat Publik, ku ftohen të gjitha institucionet komunale, qytetarët, OJQ, Organizatat e biznesit, Kryetarët e fshatrave, të Bashkësive lokale, media dhe të interesuar të tjerë që të marrin pjesë.

Sipas Rendit të Ditës, do të bëhet shqyrtimi dhe konsultimi me publikun lidhur me:
Planin e Veprimtarit – Shërbimet e Ekosistemit dhe Investimet Inteligjente në Komunën e Klinës, transmeton Klina.info

Po ashtu pas përfundimit të fazës së diskutimit publik, të gjitha propozimet e pjesmarrësve do të merren në konsideratë në seancën e Kuvendit të Komunës conform dispozitave ligjore.