Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Federatën e Kajakimit të Kosovës, organizojnë kampionatin shtetërorë për kajakim në ujëra të rrëmbyeshëm te Drini i Bardhë.
Nisja bëhet tek ura e vjetër në fshatin Krushevë e Vogël dhe përfundimi te diga e kanalit të ujitjes përtej Restorant Fenix.
Aktiviteti është dy ditorë dhe mbahet me 1 dhe 2 qershor, me fillim nga ora 11:00.
Ju mirëpresim të shijoni një aktivitet me adrenalinë!