Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Durrës ku ka humbur jetën një pushues.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në lagjen nr.1, Durrës, në breg të detit është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.
“Më datë 26.06.2021, në orën 19:40, në lagjen nr.1, Durrës, në breg të detit është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al