Ministria e Ekonomisë ka njoftuar qytetarët se aplikimi për thirrjen publike për mbështetje të konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje, sapo u mbyll.
Mbyllja e parakohshme, është rezultat i pranimit të një numri të mjaftueshëm të aplikimeve për shumën e caktuar për këtë thirrje.
Deri në mbylljen e thirrjes gjithsej kanë aplikuar 13,415 qytetarë.
Pajisjet që do të subvencionohen përfshijnë:
•Pompë Termike: 30% e vlerës investive, deri në 2000.00 €
•Kondicioner/Klimë efiçiente: 40% e vlerës investive, deri në 400.00 €; për prindërit vetushqyes dhe ata në ndihmë sociale (kategoria I & II), 60% e vlerës investive, deri në 550.00 €
•Kalda me Biomasë (dru, pelet dhe briket): 70% e vlerës investive, deri në 1200.00 €
•Stufa Individuale: 70% e vlerës investive, deri në 435.00 €; për prindërit vetushqyes dhe qytetarët në ndihmë sociale, 90% e vlerës investive, deri në 560.00 €.