Terminali doganor në Han të Elezit do të mbyllet sonte për shkak të mungesës së licensës, raporton KlinaInfo
Këtë lajm për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Terminali doganor është pezulluar përkohësisht nga sonte në ora 24:00 në mungesë të licensës nga ministria përkatëse. Në momentin që pajiset me licensë nga Ministria e Infrastrukturss do ts vazhdon operimi nga Dogana”, thotë Adriatik Stavileci.
Sonte nga pas orës 24:00, të gjithë kamionët duhet të devijojnë në terminale tjera.
Kurse dërgesat që janë në terminal dhe ato që hynë deri në ora 00:00 do të vazhdojnë të zhdoganohen ditët në vijim .
Ndërkohë stafi në zyre do të vazhdojnë punën deri në njoftimin e radhës. /KlinaInfo