Si pasojë e reshjeve të borës, pika kufitare që lidh Kosovën me Malin e Zi, konkretisht në rrugën Kullë-Rozhajë është mbyllur për qarkullim.
Kjo është bërë e ditur në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në përditësimin e kësaj qendre në orën 11:00, shkruan se pika kufitare në Kullë është mbyllur.
Mbylljen e rrugës e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.
“Rruga është mbyllur për shkak të reshjeve”, ka thënë shkurt Gashi