Mbyllen qendrat e votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi.
RTCG njoftoi se 56.4 për qind e votuesve kishin votuar deri në orën 20:00.
Ndër të parët që ka reaguar ishte ish-presidenti, Milo Gjukanoviq, i cili pret që Mali i Zi të konfirmojë vendosmërinë për t’u zhvilluar më tej si një shtet antifashist, civil dhe evropian, raporton vijesti.me.
“Pra, për të vazhduar rrugën që e nisi pas 21 majit të vitit 2006. Rrugën që ajo po eci në mënyrë shumë dinamike dhe stabile, do të thosha deri para rreth tre vitesh kur u ndal, kur u shfaq një farë lëkundjeje që ngjall dyshimin e ndërkombëtarëve. Pra, e gjithë kjo është logjike dhe e natyrshme në jetën e një vendi, të një vendi të ri, pavarësisht nga kohëzgjatja e tij historike. Pas këtyre zgjedhjeve do të kemi mundësinë të formojmë një qeveri që do të vazhdojë ta udhëheqë vendin drejt Evropës”, theksoi ai.
I pyetur nëse do të jetë kandidat për kryeministër pas zgjedhjeve, ai tha se më e rëndësishme është që Mali i Zi të vazhdojë rrugën evropiane.
“Ne jemi larg atyre temave. Pra, unë vetëm pak kohë më parë jam tërhequr nga politika. Gjithashtu kam thënë që dikush që ka kaluar 35 vjet në politikë nuk mund të jetë kurrë i pa-interesuar për politikën. Unë jam i interesuar”, përfundoi Gjukanoviq.
Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pas shkarkimit të kryeministrit, Dritan Abazoviq.