Këshilli Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke diskutuar me partitë politike mbi kryerjen e obligimeve ndaj këtij institucioni dhe sfidën që ka sjellë pandemia.
Ky këshill ka njoftuar se sivjet janë mbyllur 12 subjekte politike si shkak që nuk i kanë kryer obligimet e tyre.
Në këtë mbledhje, subjektet e vogla kërkuan nga KQZ-ja që të mos obligohen që të bëjnë raportime financiare, meqenëse nuk financohen nga buxheti i shtetit. Por, diçka e tillë u kundërshtua nga Këshilli Qendor i Zgjedhjeve. Sipas KQZ-së, duhet të dihet secila shumë se si mbahen subjektet, ashtu siç edhe është e përcaktuar me ligj.
Subjektet e vogla kanë kërkuar po ashtu ulje të pragut zgjedhor, që aktualisht është 5 për qind.
Por këtë KQZ-ja rekomandoi që subjektet të bëjnë rekomandime në Kuvend, aty ku është edhe Ligji për financimin e partive politike.
Ndërkaq, nga partitë e mëdha u kërkua që të mos detyrohen të raportojnë vlera të vogla deri në 100 euro, sepse diçka e tillë po u duhet të bëjnë çdo ditë.
KQZ-ja sot ka njoftuar se si shkak i krizës së pandemisë ka shtyrë afatet për raportet financiare.