Sipas burimeve të Klina info, mbrëmë rret orës 02:00 pasmesnate, me ndihmën e policisë, një pacient i dyshuar për Covid 19 është dërguar në Prishtinë me autoambulancë pas informatava paraprake .
Ky pacient kishte qenë në spitalin e Mitrovicës për vizitë ,aty është udhëzuar që të shkojë në Prishtinë, por ai ka shkuar në shtëpi.
Pacienti është nga fshati Siqevë i Klines.
I lusim qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, që mos ta përhapni virusin te familjet e juaja./Klin info/