Mblidhet në takim të mbyllur BSPK-ja, diskutohet për dialog apo grevë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, është mbledhur sot për të diskutuar në lidhje me veprimet e sindikale në varësi prej sinjaleve të marra nga Qeveria.

Takimi BSPK-së, është i mbyllur, dhe nga aty pritet të vendoset nëse do të ketë dialog apo greva.

Sipas deklaratave të një dite më parë të dhëna nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, veprimet do të jenë të përbashkëta për të gjitha sindikatat.

Takimi ka nisur në orën 10.00 dhe është duke u zhvilluar ende.