Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur në zyret e selisë për të diskutuar për emrin e mandatarit.
Këtë lajm e bëri të ditur kreu i LDK-së, Isa Mustafa, të mërkurën pas takimit konsultativ me presidentin Hashim Thaçi, ku tha se qeveria e udhëhequr nga LDK-ja do të jetë qeveri e përbërë nga figura të pastra.
Tashmë në selinë qendrore të kësaj partie ka filluar mbledhja e kryesisë ku do të vendoset për emrin.