Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka mbledhur anëtarët e kryesisë. Në këtë takim po merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Ende nuk dihet se për çfarë arsye është mbledhur kryesia e LDK-së. Tashmë çdo dit e më shumë po flitet për një koalicion të mundshëm me PDK-në.
Në një deklaratë të më hershme kreu i kësaj partie, Isa Mustafa ka thënë se tashmë i kanë hequr vijat e kuqe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, me të cilin ka bashkëqeverisur në dy mandate.
Indeksonline ende nuk ka marr asnjë konfirmim nga anëtarët e kryesisë së LDK-së për arsyen e takimit.