Në mbledhjen e Tretë te përgjitheshme te Levizjes Popullore për Republiken e Kosovës e mbajtur ne fshatin Ujmir me daten 3 dhe 4 Tetor të vitit 1991. Kjo mbledhje është mbajtur nen masa te rrepta sigurije, edhe pse ishte vendosur gjendja e shtetrrethimit nga forcat e shumta ushtarako policore te okupatorit serb. Në ketë mbledhje te rëndesis se veqant u morën vendime për fillimin e organizimit të Ushtrisë Çlirimtare te Kosoves. Ne ketë mbledhje kane ardhur përfaqesues nga te gjitha trojet etnike shqiptare nen ish Jugosllavi. Qe nga Struga, Kërqova , Kumanova , Presheva, Plav e Gucija dhe përfaqesues nga te gjitha komunat e Kosovës. Vullneti deshira dhe amaneti i te pareve dhe gjaku i deshmoreve dhe herojve nder shekuj ishin ato qe na therrisnin te organizoheshim duke rreziku edhe jetën e gjithe familjes vetem te kontribuonim sado pak për çlirimin e vëndit nga egersinat e Serbisë.
Kjo mbledhje eshtë mbajtur sekret edhe nga rrethi i ngushte edhe nga fqinjet. Ishte organizuar ne menyre profesionale saqe Udb-ja janë tërbuar se si ka mundur të organizohej nji mbledhje e përmasave gjithë Shqiptare e te mos hetohej nga bahkë puntoret e tyre. Por ata qe e organizuan ketë mbledhje ishin njerz atdhetarë dhe të burgosur politik qe ishin sprovuar dhe kalitur me dekada ne beteja kundër Serbis fashiste. Ishte Ahmet Haxhiu ai i cili nuk ndalej ditë e natë bashke me Xhavit Hazirin dhe Behadin Hallaqi si shoke e veprimtar i Afrim Zhitisë e Fahri Fazlisë.
Por edhe vëndi ku po mbahej kishte taban të fortë kombtar sepse aty ku po mbahej kjo mbledhje kishin deshmuar me vepra se nuk janë rastësisht por kishin traditë atdhetare nga të parët e tyre te vrarë e të zhdukur nga shteti fashist Jugosllav. Ishim te përcjellur hap pas hapi nga mbeturinat jugosllave UDBja. Te burgosur te gjakosur te helmuar ne demostrata dhe te betuar me çdo çmim vazhdimin e luftes për Liri te Kosovës e për bashkim kombëtar. Ketu është nji listë jo e plot e të gjithë pjesmarrësve te kësaj mbledhje andaj ju lutem atyre qe ata përsona qe nuk janë në ketë listë te na plotësojn emrat dhe mbi emrat e tyre.
1. Ahmet Haxhiu- Prishtine
2. Muhamet Mehmeti – Ferizaj
3. Mehmet Hajrizi – Prishtine
4. Hydajet Hyseni – Prishtine
5. Berat Luzha – Kaqanik
6. Musa Demiri – Kerqove
7. Orhan Ibrahimi – Kumanove
8. Guximtar Labinishti – Struge
9. Lumnie Azemi – Ferizaj
10. Ibish Neziri – Peje
11. Sabit Veseli – Skenderaj
12. Xhavit Haziri – Prishtine
13. Behadin Hallaqi – Prizeren
14. Emrush Gjemajli – Zvicerr
15. Xheladin Gashi – Drenas
16. Ali Lajqi – Peje
17. Bislim Elshani – Therande
18. Xhevat Hasani – Sharr
19. Bedri Halimi – Prizeren
20. Bahri Fazliu – Prishtine
21. Fadil Fazliu – Prishtine
22. Hidajete Krasniqi – Peje
23. Tahir Gjonbalaj – Plave e Gusi
24. Nazmi Hoxha – Gjilan
25. Gani Syla – Drenas
26. Nazmi Gashi – Ferizaj
27. Ilaz Kadolli – Therande
28. Azem Syla – Drenas
29. Binak Berisha – Rahovec
30. Fadil Bajrami – Rahovec
31. Rexhep Morina – Therande
32. Mustafe Lajqi – Peje
33. Halil Selimi – Presheve
34. Hajredin Hyseni – Besiane
35. Sahit Berisha – Kline
36. Abdyl Buja – Lipjan
37. Ramadan Avdiu – Prishtine
38. Ramiz Lladrovci – Drenas
39. Hashim Thaqi – Broje
40. Fisnik Cukaj – Peje
41. Halit Krasniqi – Kline