Në mbledhjen e 9-të, të rregullt, Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti ka miratuar katër vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Vendimi i parë i miratuar në mbledhjen e sotme ka qenë për themelimin e Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në këtë përbërje:
Sh. T. Albin Kurti, Kryeministri i Republikës së Kosovës;Z. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit;Z. Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës;Znj. Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë;Z. Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve;Anëtar i Komitetit – Përfaqësues nga Familja Jashari;Anëtar i Komitetit – Drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës;Anëtar i Komitetit – Drejtori i Muzeut të Kosovës;Anëtar i Komitetit – Drejtori i Institutit të Historisë;Anëtar i Komitetit – Drejtori i Institutit Albanologjik;Anëtar i Komitetit – z. Bekim Jashari, Kryetar i Komunës së Skenderajt;Anëtar i Komitetit – Përfaqësues nga Shoqata e Arkitektëve; dheAnëtar i Komitetit – Emin Lati, Përfaqësues nga OVL e UÇK-së.
Komiteti Ndërministror obligohet t’i kryej detyrat e përcaktuara me Ligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe legjislacionin tjetër përkatës.
Vendimi i radhës i kabinetit qeveritar ka anuluar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për kryetarë dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikimet Elektronike.
Shfuqizimi i këtij vendimi është bërë për shkak se te përbërja e kryetarit dhe anëtarëve të propozuar në vendimin e shfuqizuar nuk është respektuar kuota e nevojshme gjinore, e përcaktuar me Ligjin për Barazi Gjinore. Në lidhje me këtë, ligji i lartpërmendur, përcakton se: …”Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë për qind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse…”.
Në rrjedhë të kësaj, përbërja e kryetarit dhe anëtarëve të propozuar nuk janë në harmoni me dispozitën ligjore të lartpërmendur, dhe rrjedhimisht është obligim i çdo institucioni kompetent që ta ketë përfaqësimin e barabartë gjinorë përkatësisht ta plotësojë kuotën e nevojshme gjinore për përfaqësim minimal prej pesëdhjetë për qind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe në organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse.
Qeveria ka miratuar edhe vendimin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të Reformës së Administratës Publike dhe strukturave përgjegjëse për të koordinuar, monitoruar dhe zbatuar dokumentet strategjike të reformës së administratës publike. Këshilli i Ministrave për Reformën e Administratës Publike do të jetë struktura kryesore përgjegjëse për sigurimin e zbatimit të Reformës së Administratës Publike. Ai do të ketë këtë përbërje:
Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme – kryesues;Ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve – anëtar;Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal – anëtar;Ministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – anëtar;Ministri i Ministrisë së Drejtësisë – anëtar; dheZyra e Kryeministrit (këshilltar politik) – anëtar
Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Qeverinë e Arabisë Saudite për bashkëpunimin policor. Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për lidhjen e kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja do të përfshijë bashkëpunimin në luftimin e krimit të organizuar trans kufitar, terrorizmit, prodhimi dhe trafikimi i substancave narkotike, krimeve kibernetike dhe krimet e pornografisë së fëmijëve në internet, krimet ekonomike dhe financiare duke përfshirë shpëlarjen e parave, trafikimin e paligjshëm të automjeteve dhe krimeve të ngjashme.
Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka njoftuar kabinetin qeveritar se Bordi Drejtues i Agjencisë Rregullative të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mbet pa mandat që nga dhjetori i viti të kaluar. Andaj ka propozuar që Qeveria, në përputhje me Ligjin për komunikime elektronike, të miratojë listën e propozimeve për anëtarë të Agjencisë që do të dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës si në vijim:
Nazim Rrahimi – kryetarLule Ahmedi – anëtareShkumbin Hamiti – anëtarRrezarta Duraku-Rizaj – anëtarArian Qorrolli – anëtar
Kryeministri ka kërkuar nga ministrat që më së voni deri të mërkurën të dorëzojnë propozimet e tyre finale për planin dhe programin e tyre qeverisës, në mënyrë që të aprovohet nga kabineti qeveritar dhe të dërgohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës