Kryesia e FR-të LDK-së dhe PSHDK-së, të kryesuar nga kryetarët, Adnan Bekaj dhe Valentin Selmanaj, si dhe Shefi i shtabit të Forumit, Dardan Gashi, kanë mbajtur një mbledhje informuese me anëtarët e Forumit Rinor dhe të rinjtë e Klinës.
Në këtë takim të udhëhequr nga Kryetarët e dy Forumeve është diskutuar më detajisht për agjendën e fushatës zgjedhore, për aktivitetet që do të ndërmarrin anëtarët e këtyre Forumeve me rastin e fillimit të fushatës.
Gjithashtu të rinjtë janë informuar më hollësisht rreth tubimit që do të organizohet në Prishtinë si dhe rreth vizitës së Vjosës në Klinë dhe për mbrëmjen muzikore që do të mbahet me datën 28 shtator 2019.
⁶
Me këtë rast kryetarët potencuan se na duhet më shumë angazhim dhe përkrahje ndaj kandidatës për Kryeministre, Vjosa Osmanit dhe kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së dhe PSHDK-së në Klinë, Mirjeta Kalludra, Ukë Berisha dhe Isuf Berisha.
Kryesia deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës është e para dhe është e pakonkurrencë.