Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të Qeverisë dërguar mediave, në të cilin thuhet se mbledhja do të fillojë nga ora 09:30 e mëngjesit.
Indeksonline ka siguruar dokumentin, në të cilin bëhen të ditura pikat e rendit të ditës, të cilat do të shqyrtohen në mbledhjen e Qeverisë.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e tyre me Ligjin Nr. 05/L-031 per Procedurën e Përgjithshme Administrative, Faza e Dytë (MPB)
2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e listës së pozitave për përfitimin e shtesës për kushte specifike të punës (MFPT)
3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 09/67 të datës 9 mars 2022 për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava, Sh. A. Gjilan (KM)
4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronës së paluajtshme ish shoqërore “P. Shy IGK Ballkan” Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (MMPHI)
5. Të ndryshme