Në Kosovë gjithsej raste aktive me COVID-19 janë 1 mijë e 278.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, teksa në raportin e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, teksa janë paraqitur edhe 66 raste të reja.
Gjatë 24 orëve janë kryer edhe 1 mijë e 543 testime, ndërsa janë vaknisuar edhe 533 qytetarë.
Deri më tani me dozën e dytë janë vaksinuar 817.151 qytetarë, ndërsa me dozën e tretë janë imunizuar 98 mijë e 99 qytetarë.
Numri total i të vaksinuarve është 1 miliardë e 815 milionë e 517.