Për tre muaj tregut të të papunëve në Kosovë i janë shtuar edhe 6,388 persona.
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës nga fillimi i tetorit i vitit të kaluar deri në janar papunësi në veënd është ngritur për 1.4 për qind,
Anketa e Fuqisë Punëtore tregon se 123,901 persona sa ishin të papunë deri në tremujorin e katërt të vititi të kaluar tani 130,289 janë të papunë.
Kjo paraqet shkallën e papunësisë 25.9 për qind.
të dhënat e këtij institucioni tregojnë se edhe numri i qytetarëve që kanë hequr dorë nga kërkimi i një vendi pune është rritur në këtë periudhë, shkruan gazeta inFokus.
“Nga popullsia në moshë pune, 58.1 % nuk janë ekonomikisht aktivë, që do të thotë se ata nuk janë të punësuar dhe nuk kanë qenë aktivë në kërkim të punësimit gjatë katër javëve të kaluara dhe/ose nuk janë të gatshëm të fillojnë punë brenda dy javësh”, thuhet në raportin e ASK-së.
Për dallim nga periudha paraprake shihet një ngritje për 5 pikë të përqindjes së atyre që nuk kanë shpresë të gjejnë punë, shkruan gazeta inFokus.
Sips të ASK-së në Kosovë të punësuar në të gjithë sektorët janë 372,333 persona nga 502,622 persona sa janë aktiv në tregun e punës.
Megjithatë, ekzistojnë dallime të mëdha gjinore në tërë tregun e punës.
“Një në pesë (22.4%) femra në moshë pune janë aktive në tregun e punës, krahasuar me rreth tri te pestat (60.2 %) e meshkujve në moshë pune”.
Statistikat tregojnë se në mesin e personave në fuqinë punëtore, papunësia është më e lartë për femrat se sa për meshkujt (36.6 % krahasuar me 22.0 %), shkruan gazeta inFokus.
“Shkalla e punësimit në mesin e femrave në moshë pune është vetëm 14.2 %, krahasuar me 47.0 % për meshkujt.Kjo shkallë shumë e ulët e papunësisë te femrat rrjedh nga kombinimi i pjesëmarrjes shumë të ulët në fuqinë punëtore dhe papunësisë së lartë. Femrat ishin të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit, të tregtisë dhe të shëndetësisë (53.5 % e femrave të punësuara). Meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit (duke punësuar 43.8 % të meshkujve të punësuar)”, thuhet në raport./Gazeta inFokus/