MBI 50 MILION EURO PËR FERMERËT NGA QEVERIA KURTI

Si asnjëherë më parë, Qeveria Kurti II ka ndarë mbi 50 milionë euro në përkrahje të fermerëve për këtë vit. Këtë javë, të mërkurën hapet programi për subvencione dhe ftohen të gjithë bujqit të aplikojnë. Ky përveç se është vit i pazakontë në kuptimin e mbështetjes financiare për bujqësi, do të jetë edhe viti ku qeveria nuk do të mbes në obligime ndaj bujqve të vendit tonë.

Krahas kësaj, janë krijuar edhe dy task forca brenda Ministrisë së Bujqësisë, ajo për menaxhimin e tokave bujqësore dhe për menaxhimin e pyjeve, si dhe është bërë analiza sektoriale mbi të cilën do të bazohen politikat tona zhillimore. Mbi 27 projektligje janë brenda agjendës legjislative dhe 7 udhëzime administrative janë aprovuar tashmë. Jemi në rrugë të drejtë të përkrahjes së bujqve dhe të zhvillimit të bujqësisë.