Habib Shehu, i akuzuar për shitblerje të mbi 63 kilogramëve marihuanë, u dënua me burgim prej 5 viteve e 6 muaj.
Kryetari i trupit gjykues Mentor Bajraktari, i ndihmuar edhe nga gjyqtarët Drilon Haraçia dhe Besarta Doli, të akuzuarit Habib Shehu ia caktuan edhe gjobën në vlerë prej 2 mijë euro.
Përveq dënimit, trupit gjykues mori vendim edhe konfiskimin e marihuanës.
Sipas aktakuzës të ngritur nga prokurori Ali Uka, Habib Shehut në maj të vitit 2019, në Rahovec, në garazhin e shtëpisë së tij, ku edhe kishte parkuar kamionin, i janë gjetur tri paketime të mëdha me marihuanë.
Aktakuza e Prokurorisë thotë se marihuna ka qenë në peshë prej 63 kilogram e 200 gram.
Por ai kishte mohuar që marihuana të ketë qenë e tij ose ta ketë lënë aty.
Sipas aktakuës, Habib Shehu është shofer i një kamioni i firmës private “Xeni-T”, pa kontratë pune, i cili transporton karburante.
Përveq tij, sipas të akuzuarit këtë kamion e përdorin edhe shoferë të tjerë.
I njëjti gjendet në paraburgim nga data 7 maj 2019.
Sipas aktakuzës, Habib Shehut në maj të vitit 2019, në garazhdin e shtëpisë së tij i janë gjetur tre paketime të mëdha me marihuanë.
Prokuroria thotë se Habib Shehu është shofer i një kamioni i firmës private “Xeni-T”, pa kontratë pune, i cili transporton karburante