Kosova ka aktualisht 10 mijë e 419 raste me koronavirus, ndërsa aktualisht janë 4 mijë e 20 raste aktive,
Deri tani, gjithsej 341 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 114 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 6 mijë e 58.
Deri tani janë testuar gjithsej 41 mijë e 419 persona të cilët ishin të dyshuar për koronavirus.