Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë ditës së djeshme janë shënuar 771 raste pozitive.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e MSh-së.
Që nga fillimi i pandemisë, kanë rezultuar 166 mijë e 134 raste pozitive në të gjithë vendin./