Në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Spitaleve të Përgjithshme po marrin mjekim 304 pacientë të infektuar me koronavirus.
Prej tyre 176 janë në QKUK , kurse në Spitalet e Përgjithshme janë duke u trajtuar 128 pacientë.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 janë me oksigjenoterapi, 135 në QKUK dhe 73 në Spitalet e Përgjithshme.
24 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore./