Në Kosovë me COVID-19 që nga 13 marsi deri tani janë prekur 14 mijë e 27 persona, prej tyre 10,431 janë shëruar ndërsa aktive janë 3,040 raste.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës thuhet se kanë ndërruar jetë 556 persona.
Në raportin e IKSHPK-së, për 24 orë janë shënuar 117 raste të reja, ndërsa u raportua për 5 raste të vdekjes me SARS CoV2 pozitiv.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Pejë 9 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Ferizaj, Han i Elezit, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.