Mbi 23,700 jetë ka marrë tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Goditja e së hënës prej 7.8 ballësh, ka bërë që numri i të vdekurve të shkojë shumë përtej asaj prej 17,000 që ishte në vitin 1999 kur një tërmet kishte goditur pjesën veriore të Turqisë.
Presidenti Recep Tayip Erdogan ka theksuar gjatë vizitës në Adiyaman se përgjigja e qeverisë ka mundur të jetë më e mirë.
“Tashmë kemi ekipin më të madh të kërkimit dhe shpëtimit në botë. Është e vërtetë që përpjekjet për kërkim nuk janë aq të shpejta sa ne do të donim”, ka thënë ai.