Numri i viktimave dhe rasteve të reja nga koronavirusi vazhdon të rritet. Shumë shtete tani duket se po kalojnë kulmin e pandemisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë vendi i parë në botë që kaluan shifrën e 2000 të vdekurve nga Covid-19 brenda një dite të vetme.
Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 2 mijë e 108 të vdekur nga Covid-19.
Ekspertët thonë se me këto shifra pritet që së shpejti SHBA t’ia kalojë edhe Italisë me numrin e të vdekurve duke u bërë vendi me numrin më të lartë të viktimave në të gjithë botën.
Po sipas shifrave të bëra publike nga universitetit John Hopkins në SHBA numri total i të vdekurve ka shkuar në 18 mijë e 693 të vdekur dhe 500 mijë e 399 raste në total. Presidenti Donald Trump në një deklaratë më herët kishte deklaruar se numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA nuk do t’i kalojë 100 mijë persona. Por pas përditësimit të fundit ekspertët duken skeptikë për shifrën e dhënë nga Trump