Numri i çifteve të cilët kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre, është rritur nga viti në vit.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit 2023 numri i shkurorëzimeve është rritur krahasuar me një vit më parë.
Sipas ASK-së vetëm gjatë vitit 2023, 2 mijë e 212 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Ndërsa numri i shkurorëzimeve ishte më i vogël në vitin 2022, ku gjithsej 2 mijë e 088 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.
E për nga numri i shkurorëzimeve prin Prizreni me 199 raste, pasuar nga Prishtina me 185 raste dhe Mitrovica me 165 raste
“Në vitin 2023, janë regjistruar 2 212 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (199 raste) ose 9,0%; Prishtinë (185 raste) ose 8,4%; Mitrovicë (165 raste) ose 7,5% etj”, thueht në raportine ASK-së.
Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i dytë me 9,8%, viti i parë me 8,0% dhe viti i katërt me 7,1% e të shkurorëzuarve etj. Nga të dhënat statistikore, shihet se shkurorëzime (brenda Kosovës), janë regjistruar më shumë në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022
Te shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 426 shkurorëzime ose 19,3 %, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeçare me 457 shkurorëzime ose 20,7%.