Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, gjatë mbledhjes së KQZ-së ka bërë të ditur se janë mbi 174 mijë votues jashtë vendit, që kanë aplikuar për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Ahmetaj bëri të ditur se sekretariati është në gazën përgatitore, ndërsa fokusi më i madh është në aplikimin e votuesve jashtë vendit.
Sipas tij, procesi i hapjes së email-eve dhe printimit është përfunduar, kurse tash është faza e printimit të të dhënave, që pritet të përfundoj sot gjatë ditës.
“Janë 174 mijë e 258 aplikues që kanë aplikuar deri më tani, vlersimi i zotësisë jurudike është bërë për 63 mijë e 511 aplikues, shprehur në përqindje i bie se vlerësimi i zotësisë juridike është bërë për 36,44% të aplikacioneve që janë në sistëm”
Sipas Ahmetajt, nga 63 mijë e 511 aplikacione të vlerësuara, janë aprovuar 52 mijë e 584, ndërsa janë refuzuar 10 mijë e 963.
“Deri dje në oran 21:30 janë realizuar 45 mijë e 170 thirrje. 36 mijë e 685 aplkues i janë përgjigjur thirrjeve, 61 përsona kanë deklaruar se nuk janë përsonat sipas të dhënave, dhe 7265 nuk i janë përgjigjur thirrjeve”, ka bërë të ditur Ahmetaj.