504 qytetarë të Kosovës janë gjobitur nga policia për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid të vendosura nga Institucionet shtetërore dhe shëndetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Ndërsa për kundërvajtje në trafik janë shqiptuar mbi 1500 gjoba.