Mediat izraelite raportojnë se numri i viktimave nga sulmet terroriste të Hamasit ka arritur në mbi 150.
Izraeli ka nisur t’u kundërpërgjigjet sulmeve, duke sulmuar ndërtesa në Rripin e Gazës.
Sipas BBC, numri i viktimave atje raportohet të jetë mbi 232.
Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë i ka thënë BBC se numri i të lënduarve është mbi 1790.
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës i Izraelit, Israel Katz, tha se Izraeli do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Rripin e Gazës.
“Kam nënshkruar një urdhër që udhëzon kompaninë elektrike të Izraelit të ndalojë furnizimin me energji elektrike në Gaza”, tha Katz në një deklaratë.
Autoriteti energjetik i Gazës thotë se 80% e furnizimit me energji elektrike në Gaza janë mbyllur pas njoftimit të Izraelit.