Në Kosovë çdo ditë po paraqiten raste të reja me Kovid 19, ndërkohë deri më tani janë shënuar 16 raste të vdekjes me koronavirus.
Tri gra shtatzëna në Kosovë janë të diagnostikuara me koronavirus, gjendja e tyre shëndetësore aktualisht është e mirë. Të martën, në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka vdekur një grua shtatzënë, e prekur me koronavirus.
Por, përkundër kësaj lajme të mira vinë nga Klinika Gjinekologjike, shkruan lajmi.net.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, dr. Jakup Ismajli, tha se në klinikën që ai e drejton janë mbi 1000 lindje të regjistruara nga marsi i këtij viti deri ditën e djeshme.
“Në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë, gjatë muajit mars kanë lindur 709 foshnje, ndërsa gjatë prillit deri më dje kanë lindur 455 lindje, prej tyre 268 me sectio. Ne muajin prill deri dje kemi pasur 455 lindje, 148 sectio, 11 lindje me bineq, prej tyre 280 meshkuj dhe 186 femra”, tha për lajmi.net drejtori Ismajli.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla për gratë që janë shtatzëna, në kohën e pandemisë së koronavirusit, duke u kërkuar atyre t’i lajnë duart shpesh, të shmangin prekjen e syve, hundës dhe gojës, si dhe të mbajnë distancën fizike.