Më 12 shtator të vitit të kaluar, Kadri Veseli shpenzoi mbi 100 euro në një drekë me ushqime deti
Levrek Deti në vlerë 43 euro e 40 cent; koc zgare në vlerë 16 euro; krudo mix në vlerë 18 euro; linguine me karkaleca dhe supë peshku, janë ushqimet e detit që ka kjo faturë.
Veç tyre, është konsumuar edhe sallatë mix, coca cola dhe 7 ujë tepelene.
Në total dreka e 12 shtatorit në restoranin e peshkut “Vela”, i ka kushtuar arkës së shtetit 109 euro e 90 cent.
BIRN do të publikojë faturat e Kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe kabinetit të tij për një vit, që nga shtatori 2017 deri në fund të shtatorit të këtij viti.
Ndryshe, në gusht BIRN ka publikuar dosjen e faturave të Hashim Thaçi