Mbështetje e çmuar nga djemtë e Aziz Deskut – Bashota: I kam përkrah në rrugëtimin tim

Ish-kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka shprehur publikisht vlerësimin e tij për Dardanin dhe Gentritin, djemtë e të ndjerit Aziz Desku, duke i cilësuar si shembull të punës, sinqeritetit dhe përkushtimit profesional.

“Nuk mund të jenë ndryshe përveçse djem të mirë, punëtorë, të sinqertë dhe ekonomistë të njohur, jo vetëm në Klinë, por edhe më gjerë”, është shprehur Bashota.

Ai ka kujtuar me respekt të madh edhe marrëdhënien e gjatë profesionale me babain e tyre, Aziz Deskut, për të cilin tha se do të mbetet gjithmonë në kujtesën e tij si shembull i profesionalizmit dhe urtësisë.

“Sot ndihem me fat që në rrugëtimin tim do t’i kem përkrah Gentritin dhe Dardanin. E vlerësoj thellësisht mbështetjen e tyre të sinqertë dhe pa asnjë rezervë”, shtoi ai.