Policia e Kosovës dje ka konfirmuar se është gjetur i vdekur ish-pjesëtari i Policisë, Fadil Syleviqi.
Pas vdekjes së Syleviqit ka reaguar mbesa e ish-mjekut të UÇK’së, Sebahate Shala.
Ndaj të ndjerit kishin rënduar akuza publike si bashkëpunëtor i regjimit serb nga famililja e gazetarës Shala e cila tashmë jeton në ShBA.
Kjo familje akuzonte aso kohe Syleviqin për zhdukjen e doktorit të UÇK-së, Hafir Shala.
Sebahate Shala në llogarinë e saj në Facebook ka treguar se i ndjeri Syleviq në vitin 1998 kishte arrestuar Hafir Shalën dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, dhe e kishte dorëzuar në ndërtesën e SUP-it në Prishtinë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Paska vdeke Fadil Suleviq, ish polic dhe bashkepunetor i Serbise ne kohen e regjimit. Me 10 prill, 1998, Suleviq e kishte arrestuar axhen tim, Hafir Shala, doktori i pare i UCK-se, ai i cili i kishte trajtuar masakrat e Qirezit dhe Likoshanit dhe me pas familjen Jashari ne shkurt-mars, 1998. Baci Fil ishte i burgosur politik, aktivist politik e humanist—me iniciativen e te cilit ishin hapur qendrat ambulantore “Nena Tereze” ne fshatin Krajkove e Baice, Drenas, dhe anekend Kosoves. Ai kishte punuar paralelisht ne Shtepine e Shendetit ne Drenas, dhe ne ambulantat e improvizuara te “Nenes Tereze” ne Krajkove e Baice, duke i sherbyer njekohesisht edhe UCK-se. Per neve familjen befasi, por Baci Fil ishte doktori kujdestar ne Gllogovc kur UCK kishte sulmuar konvojin e policise serbe ne dy raste gjate viteve 1990. Jo rastesi, megjithate.
Dihet publikisht qe Suleviq e kishte arrestuar axhen ne prill te vitit 1998, duke e ndare ate nga dy bashkeudhtaret dhe deshmitaret, Hetem Sinani dhe Shaban Neziri, dhe e kishte dorezuar ne ish ndertesen e SUP-it ne Prishtine. Hetemi dhe Shabani ishin liruar pas 6 oresh, axha jo. Ata kane deshmuar se i kishin degjuar britmat e Bacit Fil si pasoje e tortures se ushtruar ndaj tij. Qe nga atehere, asgje nuk dihet per fatin e tij.
Cuditerisht, dhe per ne e pashpjegueshme dhe e pajustifikueshme, se si strukturat komanduese te UCK-se—duke e ditur kete fakt—kishin lejuar qe Suleviq t’i bashkohej UCK-se ne vitin 1999. Ai kishte sherbyer ne Zonen Operative te Shales. Kane qarkulluar thashetheme se Suleviq u kishte dhene para, gati 1 milion, disa komandanteve te UCK-se kur ishte arrestuar ne shkembim per lirim. Kurre nuk kam arritur ta kuptoj dhe justifikoj, megjithate, se si Suleviq ishte pranuar ne Policine e Kosoves pas luftes, duke udhehequr Departamentin per Hetime dhe Anti-Terrorizem. Ngjashem, kane rrjedhe informata te lloj-llojshme se Suleviq ka pasur dosje te ish eproreve te UCK, me pas politikane, permes te cilave i ka shantazhuar ata, ose komandantat politikane i kane perdorur dosjet e tij ne Tribunalin e Hages. Kjo mund te ve dyshime mbi vdekjen e tij. Suleviq mund te kete qene edhe deshmitar i Gjykates Speciale.
Ka pasur dhe ka dyshime mbi arrestimin dhe zhdukjen e Bacit Fil, gje qe e shpjegon faktin qe hetimet ne rastin e tij kurre nuk kane perfunduar. Asnje i arrestuar, asnje i gjykuar apo i denuar nga UNMIK e me pas EULEX. Te dy, UNMIK dhe EULEX, na kane thene qe “zyrtare te larte” jane te perfshire ne rast e te cilet po e pengojne procesin. Kush jane zyrtaret e larte mbetet enigme. Ne takim me z/kryeprokurorin per Krime Lufte ne Serbi, Bruno Vekaric, ne nentor 2011 ne Beograd kam marre pothuajse te njejten pergjigje: se kjo ceshtje eshte “politike” ne te cilen jane te perfshire struktura te larta dhe se duhet te zgjidhet nga institucionet shteterore te Serbise dhe Kosoves.
Si gazetare dhe mbesa e Hafirit e pata takuar Suleviqin ne vitin 2005 ose 2006 per te marre informata per Bacin Fil duke e akuzuar ate direkt per arrestimin dhe zhdukjen e tij. Suleviq me pat thene se ai personalisht nuk ka pergjegjesi per zhdukjen e axhes dhe se vetem e ka zbatuar urdhrin e ish Sigurimit Shteteror Serb—ta arrestoje dhe dorezoje ne Prishtine. Me pas me kishte ofruar informacione mbi policet qe ishin perfshire ne rrembimin e axhes, e te cilet kishin ikur ne Medvegje dhe Bujanoc pas luftes. Njejte sic me kishte thene z/kryeprokurori i Serbise. Vendndodhja e tyre ishte e panjohur per prokurorine serbe. Vetem politika ne Beograd mund ta zbulonte lokacionin e tyre. Vite me vone e kisha aranzhuar nje interviste per Lajm me Suleviq, i cili kishte caktuar diten e diele dhe kishte kerkuar paraprakisht t’i dergoheshin pyetjet. Pyetjet e mia perfshinin rastet e hetimeve, perfshire kunder UCK-se, me te cilat Suleviq merrej, gje qe besoj qe e kan shtyre ate ta refuzoje intervisten. Nuk e kishte refuzuar, por nuk ishte lajmeruar ne telefon gjate gjithe dites, as nuk kishte kthyer mesazhe qe te shkonim dhe ta intervistonim ne shtepine e tij sic ishim dakorduar paraprakisht te premten.
Suleviq kishte qene i infiltruar edhe ne rastin “Kicina” me te cilin isha marre me vite.
Vdekja e tij i le ne erresire dhe te pazbuluara dhjetera raste per te cilat Suleviq ka pase informacione. Keq.