Kylian Mbappe është i hapur për të qëndruar në Francë.
Francezi është i gatshëm të pranojë rinovimin me Parisienët, mirëpo me kusht që në kontratë të ketë klauzolë Real Madrid që do t’ia mundësonte atij largimin në rast se vjen një ofertë nga Los Blancos, shkruan AS.
Me këtë marrëveshe Mbappe do të mund të largohej nga PSG nëse Reali e paguan klauzolën e tij.
Në rast se kjo ndodh, atëherë Reali do të mund ta transferojë Mbappen duke paguar shumën e klauzolës, por nga ana tjetër kjo mund të jetë një lajm i keq për Mbretërit, pasiqë Perez shpresonte ta transferojë francezin me parametra zero në vitin 2022.
Kontrata aktuale e Mbappe me PSG skadon në vitin 2022.