Mbappe deklarohet pas transferimit: Shumë i lumtur dhe krenar që i bashkohem klubit të ëndrrës sime

Real Madridi ka zyrtarizuar më në fund transferimin e Kylian Mbappes te kampi madrilen.

Francezi ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me madrilenët, pasi vendosi t’i japë fund aventurës me PSG-në.

Pas zyrtarizimit, Mbappe ka bërë deklaratën e parë si lojtari më i ri i klubit.

“Një ëndërr e realizuar. Shumë i lumtur dhe krenar që i bashkohem klubit të ëndrrës sime Real Madrid.
Askush nuk mund ta kuptojë se sa i emocionuar jam tani”.

Mezi pres t’ju shoh, Madridistë, dhe faleminderit për mbështetjen tuaj të pabesueshme”, tha ai.