09.09.2021 – Klinë, Kosovë
Trajnimi i dytë për zhvillimin e kapaciteteve në kuadër të projektit “Kapërcimi i Gjelbër – drejt ekonomive të gjelbra vendore me investime inteligjente” i financuar nga Bashkimi Evropiam po mbahet në Klinë më 9-10 shtator 2021. Në trajnim janë mbledhur së bashku palët e interesit nga komuna e Klinës, Komuna e Hasit, ndërrmarës të bizneseve të vogla – sipërmarrës nga të dy rajonet, fermerë, përfaqësues të qeverive lokale, aktivistë socialë dhe përfaqësues të OJQ -ve lokale dhe mediave.
Qëllimi i trajnimit është rritja e kapacitetit të akterëve më të rëndësishëm në rajonin ndërkufitar, ngritja e kapaciteteve dhe vetëdijes me një efekt shumëfishues të përhapjes të informacionit tek publiku në lidhje me ndërmarrësinë e gjelbër dhe ndarjen e praktikave të mira që mund të përsëriten në të dyja vendet.
Në këtë trajnim parimet më të rëndësishme të qëndrueshmërisë, ndërmarrësisë, ndërmarrësisë konvencionale dhe inovatore e të gjelbër u prezantuan dhe këto u diskutuan së bashku me pjesëmarrësit. Për më tepër çfarë mund të bëjë sektori i biznesit për t’u shndërruar në biznes të gjelbër dhe çfarë mund të bëjnë politikëbërësit për të stimuluar bizneset që të bëhen të gjelbra dhe të qëndrueshme u elaborua dhe u diskutua bashkërisht, përfshirë edhe në punën në grup. Më tej, duke përfshirë masat praktike dhe rritjen gjithëpërfshirëse që rrjedhë nga këto parime, përfshirë edhe rritjen ekonomike pa lënë asnjë shtresë shoqërore mbrapa.
Trajnimi përdori teorinë të ndërlidhur me praktikë duke përdorur metodat e shkëmbimit të informacionit, duke përfshirë ndarjen e përvojave të ndërmarrësve të vegjël të pranishëm, duke shkëmbyer ide kreative dhe rekomandime praktike. Gjithashtu u shtjellua rëndësia dhe prakticiteti, përfshirë efektet e masave më të mëdha të politikave institucionale, dhe sesi këto masa ndihmojnë në zhvillimin e bizneseve të gjelbra dhe qëndrueshmërinë në përgjithësi.
Eksternalitetet dhe pasojat shëndetësore u diskutuan nga modelet konvencionale të biznesit, transformimi nga format konvencionale në forma inovatore të ndërmarrësisë së gjelbër dhe si mund të arrihet kjo. Rëndësia e zinxhirit të vlerës u diskutua, inputet, produktet dhe teknologjia inovative me një përfitim ekonomik në uljen e kostove dhe rritjen e efikasitetit, zvogëlimin e ndikimit në mjedis dhe rritjen e parametrave shëndetësore. Idetë inovative u diskutuan në praktikat e mira dhe përshtatjen me trendin e inovacionit dhe teknologjisë së re globale dhe lokale. Ndërlidhja sektoriale, midis zhvillimit të qëndrueshëm, bujqësisë turistike u diskutua dhe u reflektua me ide dhe diskutime praktike.
Rekomandimet e përbashkëta u hartuan si rezultat i punës në grup, diskutimit aktiv të përbashkët dhe natyrës së qasjes pjesëmarrëse, të cilat këto do të përfshihen në përgatitjen e manualeve udhëzuese si një mjet praktik i zhvillimit të kapaciteteve si rekomandime praktike të dobishme që mund të përfshihen në politikën lokale duke bërë një kontribut në procesin për të ndihmuar më tej në zhvillimin e qëndrueshëm lokal.
Trajnimi u përqëndrua gjithashtu në rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor dhe përdorimin e praktikave të gjelbra dhe të qëndrueshme për të mundësuar zhvillimin lokal të rajonit ndërkufitar në Shqipëri dhe Kosovë, nëpërmjet forcimit të kapaciteteve të sektorit ekonomik dhe politikave vendore.
Ky trajnim është realizuar në kuadër të Bashkimit Evropian – projekti ndërkufitar i financuar nga IPA II “Kapërcimi i Gjelbër (GREEN CROSS) – drejt ekonomive të gjelbra lokale me investime inteligjente” – projekt që zbatohet nga Balkan Green Foundation në Kosovë dhe Qendra EDEN në Shqipëri me partnerët lokal, Komuna e Klinës dhe Komuna e Hasit.