MBAHET SESION INFORMUES PËR THIRRJEN E GRANTEVE TË PROJEKTIT “INTEGRA”

Komuna e Klinës në partneritet me përfaqësuesit e projektit “Integra”, në sallën e Kuvendit Komunal, kanë mbajtur sesion informues për thirrjen e publikuar për grantet që do të ndahen në kuadër të këtij projekti.
Para një numri të madh të pranishmëve të cilët kishin shprehur interesimin për të qenë përfitues, drejtori i qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale, z. Ilir Bacaj, tha se do jemi çdo herë mbështetës të projekteve të tilla.

“Përmes këtij projekti do të mbështeten disa ide biznesi të cilat do të krijojnë të ardhura për familjet dhe do të ndikojnë në përmirësimin e standardit të jetesës, me qëllim të punësimit e vetëpunësimit.
Këto ide do të financohen për blerjen e pajisjeve të ndryshme në vlerë deri në 2500 euro për një përfitues, andaj gjithsecilit i dëshiroj suksese!” – ka thënë drejtori Bacaj.

Projekti “Integra” financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – BMZ dhe po zbatohet nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë në partneritet me Komunën e Lipjanit, WEntrepreneur Kosovë dhe me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund – ASB.