Kuvendi Komunal i Klinës ka mbajtur seancën X të rregullt të punës për vitin 2024.
Të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi, drejtorë të drejtorive, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të Policisë së Kosovës, media dhe qytetarë.
Kryesuesi Gashi hapi punimet e kësaj seance me mesazh urimi për 28 Nëntorin – Ditën së Flamurit.
Më pas, seanca zhvilloi punimet me këtë rend dite:
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 25.10.2024,
3. Pyetje dhe përgjigje,
4. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të KPF-së të datës 8.11.2024,
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa Komunale në Komunën e Klinës (ref.drejt.fin.),
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shtim të buxhetit për bashkëfinancim me qytetarë për projektin “Furnizim me freza për traktorë dhe shpërndarëse plehu” (ref. drejt. bujqësisë ),
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shtim të buxhetit për bashkëfinancim me qytetarë për projektin “Furnizim me koshere bletësh”.
8. Informatë për menaxhimin e mbeturinave në territorin e komunës së Klinës (ref. DSHPE).
Gjithashtu, me propozim të drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Kuvendi Komunal dha dritën e gjelbër për kalim në konsultim publik të Planit Zhvillimor Komunal 2024-2032.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.