MBAHET SEANCA E KATËRT E RREGULLT E KUVENDIT KOMUNAL KLINË

Kuvendi Komunal i Klinës ka mbajtur seancën e katërt të rregullt të punës për vitin 2024.
Të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj, drejtorë të drejtorive, anëtarë të kuvendit, media etj.

Kryesuesi Gashi hapi punimet e kësaj seance ku në rend të ditës u trajtuan pikat:
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë: 29.03.2024,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
4. Shqyrtimi i raportit të menaxhimit financiar për periudhën janar-mars 2024,
5. Interpelancë lidhur me punësimet në komunë dhe punësimet me kontrata mbi vepër (Ref. drejt. Administratës),
6. Interpelancë lidhur me numrin e lejeve apo pëlqimeve të lëshuara për operatorët gurthyes (Ref. DUMM),
7. Pyetje dhe përgjigje.

Me propozim të anëtarëve të kuvendit komunal, pikat e rendit të ditës: Interpelancë lidhur me punësimet në komunë dhe punësimet me kontrata mbi vepër (Ref. drejt. Administratës), dhe Interpelancë lidhur me numrin e lejeve apo pëlqimeve të lëshuara për operatorët gurthyes (Ref. DUMM), janë hequr nga rendi i ditës, ku janë zhvendosur si pika për në seancën e radhës.

Të gjitha pikat e rendit të ditës, përjashtuar pikat pesë dhe gjashtë janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e kuvendit.