Dje është mbajtur mitingu i poezisë për fëmijë “Nëna Terezë” ku pjesëmarrës ishte edhe kryetari i komunës, Prof.Dr Zenun Elezaj, i cili u shpreh me fjalët:
“Mitingu i poezisë për fëmijë “Nëna Terezë”, i cili, nën organizimin e Komunës së Klinës dhe klubit të shkrimtarëve “Vorea Ujko”, dje është mbajtur në Klinë, pranë shtatores së simbolit të paqes, dashurisë së sinqertë dhe humanizmit, Nënës Terezë, Klinës ia shton vlerat kulturore por edhe është mundësi e mirë për nxënësit të shfaqin talentin e tyre.
Kënaqësi të gjendem mes krijuesve të dëshmuar, por edhe nxënësve të talentuar të Klinës.