Komuna e Klinës, përkatësisht, Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, në hapësirën e Qendrës së Karrierës, në IAPP “Fehmi Agani”, ka mbajtur edhe takimin e dytë me publikun lidhur me konsultimin publik për Rregulloren për Transparencë të Komunës së Klinës dhe Planin e Veprimit për Transparencë Komunale 2025 – 2029, në ora 14:00.
Të pranishëm ishin përfaqësuese të Zyrës për Informim, Vlora Tafili, përfaqësuese të tjerë të institucioneve, anëtarë të grupit punues dhe qytetarë.
“Këto dy dokumente janë një hap i rëndësishëm që tregon përpjekjet e Komunës së Klinës për të promovuar transparencën dhe përfshirjen qytetare në proceset vendimmarrëse, si dhe një hap pozitiv drejt një qeverisjeje më të hapur dhe të përgjegjshme. Gjithashtu, në veçanti një proces për të siguruar qasje më të madhe në informacion dhe llogaridhënie nga ana e institucioneve komunale.” – ka thënë Tafili.
Qytetarë të tjerë dhe grupet e tjera të interesit të cilët nuk kishin mundësi që sot të jenë pjesë e takimit fizikisht, mund të përcjellin rekomandimet dhe sugjerimet e tyre deri më datën 20.12.2024, tek;
Vlora Tafili, email: [email protected]
Samije Gjergjaj, email: [email protected]
Pas përfundimit të fazës së diskutimit publik, propozimet e juaja do të merren në konsideratë duke u shqyrtuar në raportin e konsultimit publik si dhe në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, konform dispozitave ligjore.