Këtë të shtunë në qytetin e Skënderajit u mbajt manifestimi “Dita e Plisit”.
Ky manifestim i cili u organizua në bashkëpunim me komunën e Skenderajt, ka për qëllim ruajtjen e vlerave kombëtare,
Në këtë aktivitet u bashkëngjiten një numër i madh i burrave dhe grave me plis në kokë, të cilët aktivitetin e filluan së pari duke bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Tutje manifestimi filloi në kullën e Ahmet Delisë, në Prekaz, ku u paraqiten kumtesa, anekdota, këngë folklorike si dhe program artistik me këngë dhe valle nga ansambli “Drenica”.