Me 14 Mars në Prishtinë është mbajtur Dita e Matematikës.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe nxënës nga shkolla “Ismet Rraci”, në Klinë, ku bashkë me ta ishte dhe arsimtarja Elizabeta Dedaj.
Në këtë garë, nxënësit nga Klina fituan edhe çmimin e dytë, në nivel vendi.
“Sot e shënuam Ditën e Matematikës në Kosovë. Ishte kënaqësi që të shohim vepra dhe të promovojmë forma të ndryshme të shprehjes në lidhje me matematikën. Kishte edhe shpërblime, por ajo që ishte më e rëndësishmja ishte se e filluam një festim të organizuar të matematikës të cilin do ta vazhdojmë pas një viti, me kontributin e nxënësve e studentëve, mësimdhënësve të të gjitha niveleve, drejtorëve, prindërve e qytetarëve të tjerë, si dhe me sektorin privat e publik”.
Ndryshe, ngjarja u organizua nga Shtëpia Botuese “Dukagjini” si dhe nga Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore./Klina info/