Në sallën e Kuvendit Komunal të Klinës u mbajt dëgjimi i njëmbëdhjetë për draft-buxhetin e vitit 2025, i fundit ky organizuar nga kuvendi komunal.
Dëgjimin e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, me pjesëmarrjen e drejtorit të Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, Enver Berisha, drejtorëve të tjerë komunalë, qytetarëve dhe mediave.
Gjatë dëgjimit, z. Berisha prezantoi shifrat dhe ndarjet buxhetore për vitin 2025, duke theksuar prioritetet në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi. Qytetarët shprehën kërkesat e tyre për përmirësime në fusha të ndryshme si infrastruktura rrugore dhe menaxhimi i shërbimeve.
Në përfundim, z. Gashi theksoi rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve dhe shtoi se sugjerimet e tyre do të merren parasysh dhe do të shqyrtohen nga kuvendi në hartimin përfundimtar të buxhetit.