Ana tjetër e medaljes së opozitës, janë këta maturantë nga Kosova. Ata ia kanë marrë valles në mes të rrugës duke e kaluar me shumë sportivitet bllokimin e rrugës.
Këto pamje vijnë nga Rruga e Kombit, pranë Kukësit. Siç shihet në pamje, autobusët e linjave turistike që vinin nga Prishtina drejt Tiranës kanë hapur krahun, ndërsa udhëtarët kanë zbritur dhe kanë ndjekur me qetësi protestën e opozitës.
Shihen edhe maturantët që këndojnë e kërcejnë më mes të rrugës.