Në Komunën e Klinës, sot u mbajt testi i maturës shtetërore 2021.
Sipas Drejtorit të Arsimit në këtë komunë, Enver Gashi, testimi u administrua në tri qendra testimi ku gjithsej ishin 510 maturantë.
“Në objektin e gjimnazit ”Luigj Gurakuqi” ku do të testohen 238 nxnësit e kësaj shkolle, në objektin e shkollës mesme profesionale”Fehmi Agani” do të testohen 156 nxënësit e kësaj shkolle dhe në qëndren tjetër në objektin e shkollës fillore “Motrat Qiriazi” do tè testohen 116 nxënës të shkollës “Fehmi Agani” dhe të shkollës së mjekësisë “Keka Med”, ka shkruar Gashi në FB.
Ai ka shtuar se Drejtoria e Arsimit me kohë i ka bërë përgatitjet e duhura për organzimin dhe mbarëvajtjen e procesit të administrimit.
“Po ashtu ka dërguar 60 profesor të shkollave të mesme në administrim në komunën e Pejës.
Nxënësve ju dëshiroj suksese”, përfundon Gashi.